Aksident në rrugën Veles – Shkup, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Veles – Shkup, dy të lënduar

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në aksidentin i cili ndodhi mbrëmë në autostradën Veles – Shkup përmes tunelit të “Katllanovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19,00 një kilometër pas tunelit “Katllanovë” në të cilën A.D. (35) nga Shkupi duke e drejtuar automjetin motorik “Daçia Logan” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë jashtë korsisë dhe është përmbysur.

Nga fatkeqësia A.D. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është ndalur në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime të lehta ka marrë bashkëshortja e tij M.D. (37).

Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB-Veles dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat