Rrah vëllanë, arrestohet serbi në Istog

Kronikë e zezë

Rrah vëllanë, arrestohet serbi në Istog

Nga: Bota sot Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në fshatin Istog pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Istog 04.02.2018-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb (vëllain e tij). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat