Policia e Prizrenit i ka sekuestruar tri armë: Dy pistoleta dhe një armë gjahu.

Kronikë e zezë

Policia e Prizrenit i ka sekuestruar tri armë: Dy pistoleta dhe një armë gjahu.

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale, gjatë vikendit, Policia e Prizrenit i ka sekuestruar tri armë: dy pistoleta dhe një armë gjahu.

Policia raporton se te një i dyshuar në rrugën “Ramadan Zaskoci” është sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”. Gjatë hetimit të rasteve të vjedhje, hetuesit kishin arritur të siguronin informata për armën të cilën i dyshuari e ka dorëzuar në mënyrë vullnetare.

Rasti i dytë po ashtu ndërlidhet me vjedhje. “I dyshuari e kishte vjedhur një armë gjahu në  një shtëpi në rrugën Enver Buçaj dhe të njëjtën ia kishte shitur një të dyshuari tjetër. Arma është sekuestruar ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë për të dyshuarin që ka blerë armë të vjedhur”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur sot, në rrugën “Gjallica”, me ç’rast një qytetar e kishte denoncuar rastin e vjedhjes të telefonit në Prevallë. Gjatë hetimit është gjetur telefoni por edhe një pistoletë e llojit “EKOL FIRAT MAGNUM”. Kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë për procedura të më tejme ndërsa i dyshuari është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat