Arrestohen të dyshuarit që rrëmbyen një person

Kronikë e zezë

Arrestohen të dyshuarit që rrëmbyen një person

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë pasi që për arsye të një borxhi kanë rrëmbyer një person.

Në rrëmbimin që ka  ndodhur më 1 shkurt në rrugën “Mon Balaj”  të dyshuarit viktimës ia kanë grabitur 2200 euro.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat