Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e Rëndë në Tentativë.

Të pandehurit I.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë duke filluar prej dt. 03.02.2018 deri me dt.03.03.2018.    

I pandehuri I.S dyshohet se me dt.19.11.2017, rreth orës 19:45, në Prishtinë në lagjën Ulpiana në rrugën „Dëshmorët e Kombit“, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dëmtuarit A.F duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ka vënë në rrezik jetën e një personi tjetër K.U, duke e plagosur në pjesën e këmbës, andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179 par 1. pika 1.5 lidhur me nenin 28  dhe Mbajtja në Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armëve nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat