Superaksioni në Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare duke trafikuar 800 kg drogë

Kronikë e zezë

Superaksioni në Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare duke trafikuar 800 kg drogë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një superaksion i autoriteteve italiane është zhvilluar në zonën e Brindizit. Sipas mediave vendase, nga ky operacion janë vënë në pranga disa shtetas italianë dhe shqiptarë për trafik lëndësh narkotike Shqipëri-Itali.

Sipas informacioneve policore, janë sekuestruar 800 kilogramë hashash dhe janë bllokuar edhe skafe me të cilat trafikantët kanë bërë të mundur transportin e drogës në brigjet e Italisë.

Nga hetimet paraprake, mësohet se shumica e të ndaluarve nga policia italiane janë shtetas shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat