Dhjetë shqiptarë janë arrestuar më herët gjatë kësaj javë në Francë. Ata akuzohen si pjesë të një bande që kanë kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.
Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije.
Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshet se janë vjedhur nga banda.