Elbasan, plagoset me armë zjarri një person, jashtë rrezikut për jetën

Kronikë e zezë

Elbasan, plagoset me armë zjarri një person, jashtë rrezikut për jetën

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Një person është qëlluar me armë zjarri, në kohën që ishte duke ecur në këmbë. Vëllai i personit të plagosur rezulton se është person me precedent penal.

Personi që është qëlluar në kohën që ecte dhe bënte xhiro quhet Raif Çaushllari. Nuk dihen arsyet se përse ka ndodhur plagosja dhe gjithashtu nuk ka dijeni në lidhje me autorët e mundshëm të ngjarjes kriminale. Policia po heton ngjarjen. E gjithë ndodhia ka ngjarë në lagjen “Fushë – Mbret” të Elbasanit. Personi i plagosur bëhet me dije se është pronar i një servisi të vogël moto-çikletash. Gjithashtu, bëhet me dije se personi i plagosur është mik i fisit Çapja dhe se plagosja ka arsye të besohet se ka ndodhur për arsye të hakmarrjes. Policia ka informuar se disa persona janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat