Mbanin armë pa leje dhe penguan policët, arrestohen - Bota Sot
Mbanin armë pa leje dhe penguan policët, arrestohen

Kronikë e zezë

E diel, 19 gusht 2018

Mbanin armë pa leje dhe penguan policët, arrestohen

Nga: Bota sot Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:49
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, pasi kanë mbajtur armë pa leje dhe kanë penguar zyrtarët policorë në detyrë.

Policia raporton se ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit policor kanë refuzuar të legjitimohen si dhe kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test