Vjedh revolen bashkëvendasit, arrestohet një serb i Prelluzhës - Bota Sot
Vjedh revolen bashkëvendasit, arrestohet një serb i Prelluzhës

Kronikë e zezë

E mërkurë, 15 gusht 2018

Vjedh revolen bashkëvendasit, arrestohet një serb i Prelluzhës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Revole

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb nga fshati Prelluzhë e Vushtrrisë i cili gjatë intervistimit ka pranuar se më 4 shkurt e kishte vjedhur një pistoletë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër, po ashtu i nacionalitetit serb, i cili nuk e kishte raportuar rastin.

I dyshuari armën e vjedhur, ia kishte shitur një të dyshuari tjetër serb.  

Me vendim të prokurorit janë arrestuar që të tre personat e përfshirë në rast dhe i dyshuari i cili kishte kryer vjedhjen është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test