Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrë, përcjellë “Bota sot”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit të PK-së, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /BS