Aksident në Prizren, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren, dy të lënduar

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:55
Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një veturë e llojit “ Mercedes” nga shpejtësia e madhe kishte humbur kontrollin ku për pasojë është rrokullisur dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Mësohet se në veturë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në një nga qendrat shëndetësore në Prizren.

Në vendngjarje përveç ekipeve mjekësore, kanë dalë edhe policia  dhe ekipet e KEDS-it, ku këto të fundit menjëherë kanë rregulluar shtyllën elektrike e cila ishte dëmtuar nga goditja e veturës.

Policia tashmë ka filluar procedurat e saj për hetimin e rastit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat