Dibër, konfiskohen nëntë kilogramë lëndë narkotike, arrestohet i dyshuari - Bota Sot
Dibër, konfiskohen nëntë kilogramë lëndë narkotike, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

E mërkurë, 23 maj 2018

Dibër, konfiskohen nëntë kilogramë lëndë narkotike, arrestohet i dyshuari

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Ilustrim

Pas njohurive paraprake operacionale, në territorin e Dibrës, në vendin e thirrur “Raçki Most”, nga ana e forcave policore në Stacionin policorë të Dibrës, u gjetën dy thasë me materie të ndryshme.

Pas ekspertizës krim-teknike, është përcaktuar se bëhet fjalë për 9.584 kilogramë lëndë narkotike. Droga ka qenë e paketuar në sasi të vogla të gatshme për shitje.

Pas masave dhe aktiviteteve të mëtutjeshme, u vërtetua identiteti i personit të përfshirë në këtë rast tëtregtisë së paligjshme me drogë dhe bëhet fjalë për B.D. (38 vjecarë) nga Dibra, njëkohësisht kryerës edhe i veprave të tjera të rënda(kryerës i vjedhjeve të rënda, falsifikim të parave). I dyshuari u lokalizua, dhe dje më 06.02.2018 u privua nga lira dhe u ndalua në Stacionin policor të Dibrës për sqarim të rastit.

Dje në të njejtën kohë, pas sigurimit të urdhërit gjyqësor, janë kryer kontrolle në tri lokacione, ku në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën dhe u konfiskuan dy valixhe me mbetje të lendës narkotike.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj personit në fjalë, B.D., do të ngrihet akuzë penale për dyshimet e kryerjes së veprës penale të “prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test