Hajdutët e makinave kapen me presh në duar, si u tentua të vidhej “Range Rover” dhe taksia në Tiranë

Kronikë e zezë

Hajdutët e makinave kapen me presh në duar, si u tentua të vidhej “Range Rover” dhe taksia në Tiranë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 09:11
Të arrestuarit janë Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armë pa leje dhe Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë natës së djeshme janë arrestuar tre hajdutë në kushtet e flagrance. Policia tha se jane dy raste të veçanta, dhe janë ndaluar 3 persona. Rasti i parë në zonë në zonën e Kombinat, në rrugën “Vangjel Capo”, ku është tentuar të vidhet një mjet Range Rover në pronësie të një gruaje me iniciale Dh.T., 38 vjeçe.

Të arrestuarit janë Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armë pa leje dhe Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00 , në rrugën u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : Një radio policie, dy palë doreza, një kacavidë, 2 telefona celulare dhe 1200 euro e 6000 lekë”, bëri të ditur Policia e Tiranës.

Sakaq, po mbrëmjen e djeshme në rrugën e Barrikadave është arrestuar Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë. “Rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat