Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 27-vjeçari nga Pogradeci - Bota Sot
Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 27-vjeçari nga Pogradeci

Kronikë e zezë

E shtunë, 24 shkurt 2018

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 27-vjeçari nga Pogradeci

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 09:22
Revolja

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi u kap me një pistoletë  “TT” me një  krëhër dhe 6 fishekë.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Bono, i cili është banues në fshatin Vërdovë të  Pogradecit.

Njoftimi i Policisë 

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje. Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test