Tre meshkuj janë arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht me një shufër metalike një person, përcjell Bota sot.
Policia njofton se të gjithë të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.