Arrestohet një person për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për tentim vrasje

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për tentim vrasje.

Tentim vrasja kishte ndodhur në rrugën “Fehmi  Agani” në  Prishtinë me 24 dhjetor të viti të kaluar rreth orës 03:40.

“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin me date 09.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar “, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat