Lekë në këmbim të një banesë për ish- të përndjekurin, mashtrimi i 50 vjeçarit

Kronikë e zezë

Lekë në këmbim të një banesë për ish- të përndjekurin, mashtrimi i 50 vjeçarit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar po hetohet nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit.

E.H., 50-vjeç, banues në Tiranë dy vite më parë i premtoi 35-vjeçarit G.Ç., se do t’i merrte një banesë si i përndjekur politik, në këmbim të një shumë parash.

Pas 2 vitesh mashtrimi G.Ç. i është drejtuar policisë duke bërë edhe kallëzimin.

Sipas tij pasi i ka dhënë një shumë parash në dollarë, 50-vjeçari është zhdukur.

Policia ka referuar materialet në prokurori për shtetasi E.H. për veprën penale të mashtrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat