Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Korçës njofton se dje në hyrje të Republikës së Shqipërisë shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit maqedonas Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar-Maqedoni.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim nr III-K-346/06-45, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh” parashikuar nga neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat.