Prostitucion on line, pranga 5 shqiptarëve në Greqi

Kronikë e zezë

Prostitucion on line, pranga 5 shqiptarëve në Greqi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Policia greke ka vënë në pranga 5 shqiptarë për trafik femrash për prostitucion si pjesë e një rrjeti të gjerë.

Referuar mediave greke qe shkruan se policia ka arrestuar gjithsej 12 persona që trafikonin femra për prostitucion, por lidhja krijohej nga një zyrë on line. 

Shumica e grave të trafikuara nga rrjeti në fjalë ishin nga Shqipëria dhe Rumania. Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të 8 anëtarëve të tjerë të bandës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 63.830 euro, 96 celularë si dhe 6 makina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat