Policia ndalon gjashtë migrantë

Kronikë e zezë

Policia ndalon gjashtë migrantë

Nga: A.S Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Ndalimi i tyre është bërë në qytetin e Ferizajit.

Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherit ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat