Një person në fshatin Zhiti të Vitiës, është arrestuar dje për armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një foto kishte ekspozuar një AK/47. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor 24 orësh.