Lindi në shtëpi, pas dy javësh foshnja ndërron jetë

Kronikë e zezë

Lindi në shtëpi, pas dy javësh foshnja ndërron jetë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:34
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin ‘Koço Glozheni” ku një foshnje vetëm 2 javëshe ka ndërruar jetë.

Policia sqaron se më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë. Foshnja ka vdekur, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. 

Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat