Një granatë e dorës është gjetur në fshatin Trakaniq të Gjakovës. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas policisë, një qytetarë ka raportuar për gjetjen e një granate të dorës.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.