Një person është arrestuar dje në fshatin Ropotovë e Madhe në Gjilan, për armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Arma me 16 fishekë është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor 24 orësh.