Arrestohen dy persona për armëmbajte pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për armëmbajte pa leje

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy person për armëmbajtje pa leje në fshatin Kosuriq në Pejë.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që gjate kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një arme automatike AK-47 me 26  fishek te kalibrit 7.62 mm, një pushke gjuetie  me 93 fishek te kalibrit 12 mm dhe një pistoletë me 9 fishek te kalibrit 7.65 mm”, thuhet në njoftimin e Policës.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedure të rregullt./BS 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat