5 shqiptarë terrorizojnë çiftin grek, i ndalën në rrugë dhe …

Kronikë e zezë

5 shqiptarë terrorizojnë çiftin grek, i ndalën në rrugë dhe …

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Ilustrim

Mbrëmjen e së enjtes, pas orës 22.00, një çift të rinjsh grekë, është sulmuar nga një grup, të identifikuar si shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Apostolou Pavlou Filopappoush. Çifti i të rinjve grekë të moshës 19-vjeç, ishin duke lëvizur  rreth zonës kur u përballën me pesë shqiptarët, bën publike gazeta Protothema.

Shqiptarët u janë afruar të rinjve dhe nën kërcënimin e thikave që kishin me vete u kërkuan atyre t’u jepnin gjithçka personale që kishin me vete. Një nga shqiptarët, sipas viktimave, ishte veçanërisht agresiv.

Pasi i grabitën shqiptarët u larguan në errësirë.

Çifti njoftoi menjëherë policinë, dha përshkrimet e tyre dhe pak orë më pas u bë arrestimi i katër prej tyre, të cilët janë të moshës 19, 20, 18 vjeçarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat