Arrestohet “polici” mashtrues

Kronikë e zezë

Arrestohet “polici” mashtrues

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin R. Salihu 33 vjeç (i njëjti ka përdorur edhe një mbiemër tjetër, mbiemër të cilin e ka edhe në një vendim gjykate), për veprat mashtrim, shantazh dhe prezantim i rrejshëm.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se personi  i dyshuari ka arritur të mashtroj, shantazhoi disa qytetarë të Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i zyrtar policor.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të ndryshme të parave nga qytetarë të ndryshëm.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatë.

Përveç hetuesve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës është intervistuar edhe nga njësite të hetimeve të Drejtorisë së Gjakovës, Prizrenit e Gjilanit, pasi që i njëjti person dyshohet të ketë kryer vepra të natyrës së ngjashme edhe ne rajonet e tjera të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat