Policia aksion natën, vë në pranga 10 shoferë, heq 71 patenta

Kronikë e zezë

Policia aksion natën, vë në pranga 10 shoferë, heq 71 patenta

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:39
Ilustrim

Policia ka vijuar edhe gjate nates se mbremshme aksionin dhe kontrollin me drager per drejtuesit e mjeteve per evidentimin dhe ndeshkimin e atyre qe shkelin rregullat, apo jane ne timon ne dehur. Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta:

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:
26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:

• nuk përdorin rripin e sigurimit.
• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
• pa kontroll teknik të mjetit,

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 12 masa administrative për shkelje të semaforit

* 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 2 masa administrative për gara shpejtësie

* 7 masa administrative për xhama të errët

* si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat