Aksident në Shkodër, drejtuesi i njëri prej mjeteve në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër, drejtuesi i njëri prej mjeteve në gjendje kritike

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, në afërsi të plazhit.

Dy makina janër përplasur mes tyre dhe për pasojë një qytetar është plagosur rëndë e ndodhet në gjëndje kritike.

Fjala është për njërin nga drejtuesit e mjetit, shtetasin Mondi Gjergji, drejtues i mjetit Alfa Romeo.

Ndërkohë drejtuesi tjetër i cili ngiste një fuoristradë është plagosur gjithashtu.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat