Grabitet nga dy persona me maskë pika e këmbimit valutor në Rrëshen

Kronikë e zezë

Grabitet nga dy persona me maskë pika e këmbimit valutor në Rrëshen

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Ilustrim

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Rrëshen.

Nga të dhënat e para, mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë grabitur një pikë këmbimi valutor, ku kanë marrë një shumë parash.

Ende nuk dihet shumë e grabitur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat