Durrasakut i sekuestrohen 2 milionë euro pasuri, 22 apartamente

Kronikë e zezë

Durrasakut i sekuestrohen 2 milionë euro pasuri, 22 apartamente

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:18
Ilustrim

Sekuestrohen rreth 2 milione euro pasuri, të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal. Policia e Durresit ka bere me dije se pasuria e sekuestruar i takon shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plote:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Mbi bazën e referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat