Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin në Istog, bashkë me dy vajzat e saj

Kronikë e zezë

Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin në Istog, bashkë me dy vajzat e saj

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:26
Arza Nova Sukaj

Tre femra kanë humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmë rreth orës 23 në fshatin Baicë të komunës së Istogut.

Sipas Policisë në  këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të tipit BMW dhe VOLVO me targa të regjistrimit vendor.

“Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetase të Kosovës, dy prej të cilave kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe katër persona shtetas të Kosovës, të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK-Prishtinë, meqë e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Ndërsa, gazeta “Bota sot” nga burime të saj merr vesh se aksidenti është shkaktuar nga A.E, nga fshati Saradran i Istogut, ndërsa që viktimat janë nga fshati Nabërgjan i komunës së Pejës dhe njëra nga viktimat është Arza Nova Sukaj, e cila ka gjetur vdekjen bashkë me dy vajzat e saj, ndërsa vajza tjetër është në gjendje kritike për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat