Shqiptari theret në mes të Firences! Sulmuesi i del prapa dhe i çan mushkërinë me thikë

Kronikë e zezë

Shqiptari theret në mes të Firences! Sulmuesi i del prapa dhe i çan mushkërinë me thikë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:43
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Firences në Itali, ku një shqiptar është goditur disa herë me thikë nga një tjetër shqiptar, për arsye deri më tani të pazbuluara ende.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Scopino në Firence. Sulmuesi e ka goditur me thikë emigrantin shqiptar disa herë në pjesën e shpinës dhe njëra prej goditjeve i ka çarë mushkërinë viktimës së sulmit. Një tjetër goditje e thikës i ka shkuar fare pranë zemrës së shqiptarit, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital, në gjëndje kritike për jetën.

Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka nisur tashmë kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

I plagosuri rëndë, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka arritur që me këmbët e veta t’i afrohet një karburanti aty pranë për të kërkuar ndihmën e personave dhe për të thirrur ambulancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat