Sot pasdite rreth orës 14:10 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm mes dy veturave në bulevarin "8 shtatori" në Shkup.
Siç shihet edhe në fotografitë, nga aksidenti janë rrokullisur të dy veturat.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, dy persona janë lënduar dhe janë transportuar në klinikën e Shkupit. Njëri është mbajtur në "8 shtatori", ndërsa tjetri i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente.
Në aksident morën pjesë dy vetura "Fiat Doblo" me targa të Shkupit dhe "Mazda" me targa të Shtipit.