Aksident i rëndë te Rruga e Kombit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë te Rruga e Kombit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:04
ilustrim

Në “Rrugën e Kombit” dy automjete janë përplasur si pasojë e rënies së shkëmbinjve.

Devijimi ka qenë i pamundur si pasojë e shpejtësisë. Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes Benz” dhe një “Golf 5” me targa të Kosovës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, tek “Benz-i” udhëtonin 3 persona po ashtu edhe tek “Golf-i” me targa të Kosovës udhëtonin 3 persona të rinj në moshë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” ishte një burrë rreth 45 vjeç me origjinë nga Talja e Lezhës dhe dy personat me të cilët ai udhëtonte u transportuan për në spital.

"Tani tek Rruga e Kombit. Aksidenti ka ndodh rreth 30 min me pare, ka renie te shkembinjve dhe jane perfshire dy makina, jane plagosur por jane jashte rrezikut per jetën. Tek mercedes benz 3 veta dhe nje golf 5 me targa te kosoves 3 vete. Pritet konfirmimi zyrtar nga policia", ka thene  deshmitari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat