Dy të arrestuar për sulm me mjete të forta

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për sulm me mjete të forta

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta tri persona tjerë, po ashtu të kombësisë shqiptare.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Gryka e Llapit”, Podujevë, në ora 15:30.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.     

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat