Udhëtonin me mina në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë

Kronikë e zezë

Udhëtonin me mina në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:42
Policia sekuestroi edhe 14 telefona celularë gjatë operacionit dhe 3 fitila zjarr-përcjellës.

Policia e Lezhës arrestoi dy persona që dyshohet se përgatisnin dhe vendosnin mina me telekomandë.

Artur Popa, 46 vjeç nga Kukësi dhe banues në Kamëz, i dënuar më parë, dhe Valton Cala 30 vjeç nga Tirana janë kapur në hyrje të qytetit të Lezhës.

Në makinën e Çalës u gjetën 3 mina me telekomandë. Ata po udhëtonin në dy makina të veçanta kur u ndaluan nga policia. Ndërkohë që dy persona të tjerë, për të cilët policia nuk jep detaje janë shpallur në kërkim.

Policia sekuestroi edhe 14 telefona celularë gjatë operacionit dhe 3 fitila zjarr-përcjellës. Gjithashtu gjatë kontrollit 46-vjeçarit Popa iu gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat