Policia e Vlorës jep detajet: Droga që u gjet në shtëpinë e biznesmenit

Kronikë e zezë

Policia e Vlorës jep detajet: Droga që u gjet në shtëpinë e biznesmenit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e një biznesmeni dhe një djali të ri, të cilëve u janë zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme droge.

Të arrestuarit janë  Shahin Zanaj, 60 vjeç, dhe Kristaq Derraj, 26 vjeç, që të dy banues në Vlorë.

Sipas policisë, pas një hetimi disa mujor u godit veprimtaria kriminale në bashkëpunim e biznesmenit dhe të riut vlonjat në operacionin e koduar  “Portokallja”

Si rezultat, u zbuluan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur.
Sasitë e kapura nga policia janë:
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
– 4 automjete.
Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin  dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.
Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij:
– 1 biznes kantinë vere.
–  1 bar-restorant në Radhimë.
Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve, si dhe për të bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat