Kapen 103 kg hashash në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Kapen 103 kg hashash në Fushë-Krujë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia ka sekuestruar 103 kilogramë kanabis, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë dhe një mjet tip “Benz” gjatë një aksioni në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë një person, ndërkohë që tre të tjerë janë në kërkim.

Personat e shpallur në kërkim janë banorë në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë. Policia vijon operacionin për të arrestuar personat e tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, thuhet ne njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat