Tragjike në Tiranë, 17-vjeçarja i jep fund jetës

Kronikë e zezë

Tragjike në Tiranë, 17-vjeçarja i jep fund jetës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:48
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tiranë, ku një e re ka humbur jetën pasi është vetëhelmuar.

Siç bëhet e ditur, 17-vjeçarja me iniciale G.H. është gjetur nga familjarët në gjende të rëndë, ku edhe pse është dërguar në spital me urgjencë nuk ka mundur të mbijetojë dot.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, të cilët mësohet të kenë dhënë se nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë problem që ka pasur adoleshentja.

Lidhur me rastin, blutë e Tiranës po hetojnë për të qartësuar rrethanat e ngjarjes, të cilat mund të kenë çuar të renë në vetëhelmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat