Ndërron jetë adoleshentja, dyshohet se u vetëhelmua

Kronikë e zezë

Ndërron jetë adoleshentja, dyshohet se u vetëhelmua

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:48
ilustrim

Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Nënë Tereza”.

Paraprakisht dyshohet se adoleshentja është vetëhelmuar me medikamente një ditë më parë.

17-vjeçarja me iniciale G.H u dërgua në spital në gjendje të rëndë nga familjarët por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo ndërroi jetë sot. Adoleshentja banonte në rrugën “Siri Kodra” dhe sipas të afërmve nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat