Vajza denoncon ‘shokun’ për përndjekje, dëshmia e laçjanit e nxjerr blof

Kronikë e zezë

Vajza denoncon ‘shokun’ për përndjekje, dëshmia e laçjanit e nxjerr blof

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:15
ilustrim

Një 42-vjeçar nga Laçi është arrestuar në Tiranë, pas kallëzimit të një vajze për përndjekje.

Policia njofton se në pranga është vënë 42-vjeçari K.Z., me akuzën e përndjekjes.

Vajza, e cila banon në Tiranë, është paraqitur në komisariatin numër 2 të Policisë dhe ka kallëzuar se K.Z., me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore e ka përndjekur, thanë burime. Ndërkohë, vetë 42-vjeçari u justifikua duke thënë se me vajzën nuk kanë qenë thjesht shokë por kanë pasur një lidhje romantike, ndaj edhe tentonte të komunikonte me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat