Një person është arrestuar të hënën në fshatin Berivojc të Kamenicë në ora 20:30 për posedim të narkotikëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.6 gr. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruan raporti policor 24 orësh.