Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan një veturë ka shkelur një këmbësore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren –viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.