Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Nga: Bota Sot Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Isa Boletini”  në Prizren është arrestuar në person për posedim të narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4.79 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat