Me armë e silenciator la leje, arretohet 52 vjeçari

Kronikë e zezë

Me armë e silenciator la leje, arretohet 52 vjeçari

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:08
ilustrim

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kompetente.

Policia njofton se eshtë arrestuar në flagrancë shtetasi Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip "Peaugeot"  me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

• një armë zjarri tip “Zastava”.

•12 copë fishek
 
• një silenciator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat