Autori i aksidentit në Golem është dikush tjetër, jo 30 vjeçarja

Kronikë e zezë

Autori i aksidentit në Golem është dikush tjetër, jo 30 vjeçarja

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:12
Pamje nga ngjarja

Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Malin e Robit në Kavajë, ku makina përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen e tij, ndërsa nipi 8 vjeçar ndodhet në spital.

Dikush tjetër ka qenë në drejtimin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik dhe jo 30 vjeçarja e cila u shoqërua në polici menjëherë pas përplasjes.

"Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.  Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti." 

Dy ditë më parë policia i kishte bllokuar patentën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. 

Dyshohet se shtetasi Halil Koka i ka kërkuar shtetases I. P., 30 vjeçe, e cila ka qenë pasagjere  të merrte përsipër fajin.

69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe  Edlira Pisku dhe djali 8 vjeç kanë qenë në ministacion duke pritur autobusin të shkojnë në  Berat kur "Toyota” ka dalë nga rruga duke i marrë para. Nga aksidenti gjetën vdekjen vjehrri dhe nusja ndërsa djali 8 vjeçar ndodhet në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat