Rrëfimet e disa 13-vjeçarëve fundosin shqiptarin në Itali, zbulohet se…

Kronikë e zezë

Rrëfimet e disa 13-vjeçarëve fundosin shqiptarin në Itali, zbulohet se…

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga e më pas është dëbuar nga Italia, pas ankesave të shpeshta të bëra nga disa fëmijë të vegjël, kryesisht të moshës 13-vjecare.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dëbua me urdhër të prerë nga policia. Ai akuzohet për ngacmime seksuale ndaj djemve të vegjël, të cilët e kishin shprehur shpesh herë shqetësimin se shqiptari 45-vjeçar i ngacmonte.

Pas hetimeve, kryesuar nga Maurizio Marcuçi, u bë e mundur edhe gjetja e shqiptarit të vënë në akuzë, i cili rezultoi se jetonte në Itali që prej vitit 2005 pa leje të rregullt qëndrimi.

Hetimet dhe kontrollet kundër shqiptarët nisën që nga fundi i dhjetorit, nga oficerë të policisë lokale të Recanatit, të cilët zbuluan se ai jetonte aty pa leje qëndrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat