Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi është zënë në flagrance duke vjedhur pjesë metalike në një pompë benzine e cila administrohet nga AKP-ja.
I dyshuari me vete kishte një kaçavidë dhe dana të cilat iu kanë konfiskuar.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedure të rregullt.